Plan veprimi

Plan veprimi Qeveria Shqiptare mbështet fuqimisht vlerat e promovuara nga Partneritetit për Qeverisje të Hapur dhe qëndron e përkushtuar në misionin e saj për ndërtimin e një qeverisje publike, në themel të së cilës qëndron transparenca, komunikimi dhe llogaridhënia.

Qasja jonë për jetësimin e parimeve dhe objektivave të qeverisjes së hapur bazohet në ndërtimin dhe shfrytëzimin e sinergjive krijuese midis aktorëve shtetërorë, partnerëve të huaj, shoqërisë civile dhe qytetarëve.

Qeveria Shqiptare vlerësoi nevojën për vendosjen e partneritetit për qeverisjen e hapur brenda një kuadri më të qëndrueshëm institucional, me qëllim rritjen e ekspozimit të iniciativës së PQH-së në Shqipëri dhe mundësinë për sigurimin e më tepër kapaciteteve njerëzore, burimeve teknike dhe financiare për zbatimin e angazhimeve të ndërmarra në këtë kuadër.

Për këtë arsye plani kombëtar i veprimit për Partneritetin për Qeverisje të Hapur 2018-20 u hartua dhe do të mbikëqyret përmes mekanizimit të menaxhimit të integruar të politikave, si forumi kryesor në vend për dialogun politik midis përfaqësuesve të qeverisë, partnerëve për zhvillim e integrim dhe shoqërisë civile.

Ky plan veprimi parashikon angazhime të rëndësishme në mbështetje të proceseve kyçe të zhvillimit strategjik dhe integrimit evropian vendit, si mirë-rregullimi dhe rritja e transparencës në qeverisje, mirë-menaxhimi i burimeve publike, përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe luftën ndaj korrupsionit.

Ne mbetemi të bindur që zbatimi i Planit të Veprimit për Partneritetin për Qeverisje të Hapur 2018- 20 do ti shërbejë transformimittë qeverisjes në vend, në përputhje me parimet e kësaj iniciative mbarëbotërore dhe vetë kërkesave të shoqërisë dhe qytetarëve shqiptare.

Shkarko dokumentin e plotë këtu Më shumë