Guidë mbi të dhënat e hapura

Guidë mbi të dhënat e hapura

Guidë mbi të dhënat e hapura

Nga çfarë janë të dhënat e hapura deri si përdoren ato, ky udhëzues është një referencë e shpejtë për gjithçka që ju duhet të dini rreth nismës së të dhënave të hapura të Shqipërisë.


Hyrje

A e dini se sa janë shpenzimet e qeverisë? Jeni të interesuar në përcaktimin e konsumit të karburantit të një makine që dëshironi të blini? Këto dhe shumë më tepër pyetje, mund të marrin përgjigje duke shikuar të dhënat e hapura të vëna në dispozicion në këtë faqe.

Të Dhënat e Hapura është një praktikë që i bën të dhënat e lexueshme nga kompjuterat lirisht të disponueshme, të lehta për t'u përdorur dhe më e rëndësishmja, të thjeshta për t'u ripërdorur.

Teknologjia ka ofruar aftësinë për të shpërndarë sasi të mëdha të të dhënave dhe informacionit përmes platformave të ndryshme në një sërë grupesh të gjera.

Qeveria e Shqipërisë beson se është e rëndësishme t'u sigurojmë qytetarëve qasje në të dhënat që prodhohen, grumbullohen dhe përdoren nga administrata publike në vendin tonë. Është po aq e rëndësishme që të dhënat të vihen në dispozicion përmes një dritareje të vetme dhe të kërkueshme. Ne kemi të dhëna të konsoliduara nga të gjitha departamentet qeveritare dhe agjencitë dhe kemi siguruar qasje nga të gjithë në një portal të vetëm.

Histori

Partneriteti për Qeverisje të Hapur (PQH) është një nismë vullnetare ndërkombëtare që synon të sigurojë angazhime të qeverive në promovim të transparencës, fuqizimit të qytetarëve, luftës ndaj korrupsionit dhe shfrytëzimit të teknologjive të reja për forcimin e qeverisjes. Shqipëria është bërë anëtare e PQH-së në shtator të vitit 2011.

Në përputhje me rregullat e këtij mekanizmi, Qeveritë dhe shoqëria civile e vendeve pjesëmarrëse përgatisin Planet Kombëtare të Veprimit, si instrumentet detajuese për reformat apo angazhimet konkrete që ndërmerren përgjatë dy viteve, në mbështetje të vlerave dhe objektivave të PQH-së.

Çfarë është Open Data?

Të Dhënat e Hapura përkufizohen si të dhëna të strukturuara që janë të lexueshme nga makina, të shpërndara lirisht, të përdorura dhe të ndërtuara pa kufizime.

8 parimet e të dhënave të hapura

  • Të plota

Të gjitha të dhënat publike janë të disponueshme. Të dhënat publike janë të dhëna që nuk i nënshtrohen privatësisë, sigurisë ose kufizimeve në privilegje.

  • Primare

Të dhënat mblidhen në burim, me nivelin më të lartë të mundshëm të granularitetit, jo në forma agregate ose të modifikuara.

  • Koha

Të dhënat vendosen në dispozicion sa më shpejt që të jetë e mundur për të ruajtur vlerën e të dhënave.

  • Aksesimi

Të dhënat janë në dispozicion të një game të gjerë përdoruesish për një gamë të gjerë qëllimesh.

  • Të procesueshme nga makina

Të dhënat janë të strukturuara në mënyrë të arsyeshme për të lejuar përpunimin e automatizuar.

  • Jo diskriminuese

Të dhënat janë në dispozicion për këdo, pa asnjë kërkesë për regjistrim.

  • Jo proprietare

Të dhënat janë në dispozicion në një format mbi të cilin asnjë entitet nuk ka kontroll ekskluziv.

  • Licencë e hapur 

Të dhënat nuk i nënshtrohen ndonjë të drejte autori, patentimi, marke tregtare ose rregullore sekrete tregtimi

Përfitimet e të dhënave të hapura

Përkrahje për inovacion - Qasja në burimet e dijes në formë të të dhënave mbështet inovacionin në sektorin privat duke reduktuar dublikimet dhe duke promovuar ripërdorimin e burimeve ekzistuese. Disponueshmëria e të dhënave në formë të lexueshme nga kompjuteri lejon grumbullime kreative që mund të përdoren për të analizuar tregjet, për të parashikuar trendet dhe kërkesat dhe për të drejtuar bizneset në vendimet e tyre strategjike për investime.

Llogaridhënie e qeverisë - Rritja e aksesit në të dhënat dhe informacionet e qeverisë i siguron publikut njohuri më të mëdha për aktivitetet e qeverisë, shpërndarjen e shërbimeve dhe përdorimin e parave.

Shfrytëzimi i informacionit të sektorit publik - Qasja e hapur dhe e pakufizuar në të dhënat shkencore për qëllime të interesit publik, veçanërisht informacioni statistikor, shkencor, gjeografik dhe mjedisor, maksimizon përdorimin dhe vlerën e tij dhe ripërdorimi i të dhënave ekzistuese në aplikimet komerciale përmirëson tregun për bizneset.

Mbështetje për hulumtime - Qasja në koleksionet e të dhënave, raporteve, publikimeve dhe objekteve të mbajtura në institucionet lejon përdorimin e këtyre koleksioneve nga hulumtuesit.

Mbështetja e vendimeve të informuara për konsumatorët - Sigurimi i qasjes në informacionin e shërbimit të sektorit publik për të mbështetur vendimmarrjen e informuar.

Zbulimi proaktiv - Duke siguruar në mënyrë proaktive të dhënat, reduktohet sasia e kërkesave për  informacion.  Kjo redukton koston administrative lidhur me përgjigjet ndaj pyetjeve.

 

Fjalor

Të dhëna

Përfaqësime të përsëritura të informacionit në mënyrë të formalizuar të përshtatshme për komunikim, interpretim ose përpunim.

Të lexueshme nga makina

Në një formë që mund të përdoret dhe të kuptohet nga një kompjuter.

Të dhëna të hapura

Të dhëna të strukturuara që janë të lexueshme nga makina, të cilat mund të shpërndahen dhe përdoren pa kufizime. 

Qeverisje e hapur

Një kulturë qeverisëse që mbështet parimin se publiku ka të drejtën e qasjes në dokumentet dhe procedurat e qeverisë për të lejuar një hapje më të madhe, llogaridhënie dhe angazhim.

Informacion i hapur

Informacion i strukturuar që është i lirë pa kufizime.

Informacion i strukturuar

Informacioni digjital për fusha fikse brenda një repozitorie.

Informacion i pastrukturuar

Informacioni digjital që krijohet zakonisht në formën e tekstit të lirë, duke përdorur aplikacione të zakonshme në desktop, si për shembull e-mail, përpunim i fjalëve ose aplikacione prezantimi.