PQH/OGP Albania
Shqipëria filloi të marrë pjesë në OGP në shtator të vitit 2011. Si pjesë e pjesëmarrjes në OGP, vendet ndërmarrin angazhime në një plan veprimi dy-vjeçar.
Plani i parë i veprimit për 2011-2013 i OGP u fokusua kryesisht në rritjen e cilësisë dhe efikasitetit në menaxhimin e shërbimeve të burimeve publike, duke zbatuar masat në fushën e transparencës fiskale, qasjen në informacion, përdorimin e teknologjisë së informacionit (IT) dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në procesin e zhvillimit të politikave publike.
Gjatë vitit 2014 u punua për hartimin e planit të dytë të veprimit për OGP. Hartimi i këtij plani u bë me një proces të gjatë konsultimi me pjesëmarrje të gjerë të grupeve të interesit.
Plani i dytë i veprimit ka hyrë në fuqi në muajin korrik të vitit 2014. Në zbatim të programit të qeverisë dhe planit të OGP-së u draftua dokumenti i politikës për implementimin e të dhënave të hapura që u miratua me vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 147, datë 18.2.2015.